03 Maj 2024

Britania përkrahë Kosovën drejt integrimeve euroatlantike

Prishtinë, 16 nëntor - Zëvendëskryeministrja e  Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur një delegacion të përbërë nga deputetë të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, kryesuar nga Lord Boëness, të cilët pasi i falënderoi për vizitën, tha se Mbretëria Britanike ka kontribuar dhe po kontribuon shumë për shtet-ndërtimin e Kosovës, ndërsa e ardhmja u vlerësua si fazë e rëndësishme për zhvillimet evropiane në Kosovë dhe Ballkan.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës është krejtësisht e fokusuar në punët që janë në funksion të reformave euroatlantike.
 
“Forcimi i sovranitetit dhe Plani i Ahtisarit, janë mundësia më e mirë për integrimin e serbëve të veriut, për të cilët Qeveria e Kosovës është e përkushtuar”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se Qeveria e Kosovës sipas Planit të Ahtisarit, në pjesën veriore synon ti mbaj zgjedhjet lokale dhe të instalojë struktura legjitime, të cilat do të kontribuojnë për banoret e asaj pjese.
 
Zëvendëskryeministrja Tahiri më tutje theksoi se deri më tani kemi arritur pesë marrëveshje në Bruksel, dhe se Kosova është shumë konstruktive në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Serbinë që ti zbatojë këto marrëveshje. Znj. Tahiri kërkoi edhe nga Unioni Ndër-Parlamentar që të angazhohet në këtë drejtim.
 
Po ashtu znj. Tahiri kërkoi mbështetjen edhe në marrjen e marrëdhënieve kontrakutuale, si dhe në përparimin e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, ashtu siç e kërkon edhe Rezoluta e OKB-së për dialogun teknik, duke thënë se edhe vendet që ende nuk e kanë njohur  pavarësisë duhet ta mbështesin këtë kërkesë, pasi që e kanë mbështetur Rezolutën e OKB-së.
 
Ndërkaq, përfaqësuesit e Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, thanë se do të angazhohen maksimalisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, dhe po ashtu në sigurimin e sa më shumë njohjeve për shtetin e Kosovës. Nga pala Kosovare kërkuan që ta mbajë ritmin e një dialogu konstruktiv pasi që në këtë mënyrë zbatohen vlerat evropiane.
 
Në fund, të dy palët u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në shumë fusha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)