Britania ndihmon në kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve në Kosovë
Prishtinë, 23 janar - Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, u takua me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff. Temë e takimit të përbashkët ishte vazhdimi i bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve në Kosovë.
Ministri Jevtic i shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Ambasada Britanike i ka dhënë Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dhe informoi për Strategjinë e re të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim 2014-2018 se është në fazën e fundit të miratimit dhe aprovimit.
Strategjia e re është reale në kuptimin që përmban objektiva të qarta të cilat Ministria mund ti realizojë me mbështetjen e ministrive të tjera, ku fushat e të punës së tyre kanë të bëjnë me kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve.
Ministri Jevtic gjithashtu informoi ambasadorin Cliff për iniciativën e marrë nga Ministria për hartimin e një ligji për personat e zhvendosur.
Ministri në vazhdim të bisedës e informoi ambasadorin për qëllimet e Ministrisë që këtë vit të përfundoi zgjidhjen e problemeve të personave të zhvendosur të cilët ndodhen në qendrat kolektive, si dhe zgjidhjen me sukses të këtij problemi të të zhvendosurve të cilët janë të vendosur në objektin \"Hladnjak\", në Shillovë të Komunës së Gjilanit.
Ambasadori Cliff u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e gjertanishëm me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, duke veçuar projektin Nënkalaja, i cila është një shembull i mirë i kthimit urban në Kosovë.
Ai tha se Ambasada Britaneze është e gatshme për të marrë pjesë dhe për të mbështetur projekte të ngjashme, kur është fjala për kthimin urban dhe për të mbështetur forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim .
Ministri Jevtic dhe ambasadori Cliff diskutuan temën e zgjedhjeve dhe vendet e rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, dhe në këtë arritën përfundimin për domosdoshmërinë e zgjatjes së mandatit të vendeve të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë.
Ambasadori edhe më tej shprehu interesimin e tij për bashkëpunim të mundshëm me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, kur është fjala për arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston nevoja dhe mundësia për një projekt që do të zbatohej me sukses në një mjedis të kthimit me popullatë të re, ku shkollimi është një nga kushtet themelore për kthim të qëndrueshëm.
Ministri Jevtic tha se në vitin e kaluar është rritur numri i të kthyerve në krahasim me vitet 2011 dhe 2012, por do të punohet ende që ky numër të rritet edhe më tutje. edhe pse edhe më tutje po ekzistojnë problemet e pronave të uzurpuara, sidomos në regjionin e Pejës.
Ministri Jevtic dhe ambasadori Cliff ishin të pajtimit se sfidat e mëdha ekzistojnë ende, por me përpjekjet të përbashkëta mund të zgjidhin shumë probleme që kanë të bëjnë me kthimin dhe stabilizimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë .
Z. Cliff në fund të takimit theksoi punën e mirë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që kur ministri Jevtic mori udhëheqjen e institucionit duke theksuar se bashkëpunimi me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për Ambasadën Britanike në Kosovë është i një rëndësie të veçantë.