20 Janar 2025

Britania mbështet fuqishëm sovranitetin territorial të Kosovës

Mitrovicë, 28 maj - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka takuar në ambientet e Kuvendit të Komunës, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ian Cliff, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në komunë, me theks të posaçëm për çështjen e kthimit në pronat e tyre, të personave të zhvendosur gjatë dhe pas luftës së fundit.

Fillimisht kryetari Bahtiri e falënderoi ambasadorin Cliff për ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë dhe po jep për Kosovën e popullin e saj dhe veçanërisht për angazhimin e tij për zgjidhjen e problemeve në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri i tha ambasadorit Cliff se gjendja politike dhe e sigurisë në komunë është duke u përmirësuar vazhdimisht, ndërsa që gjendja ekonomike-sociale është shumë e rëndë. Ai tha se gjatë kohës sa është në krye të komunës së Mitrovicës, është angazhuar shumë dhe ka arritur të bëjë disa ndryshime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve.

Kryetari Bahtiri tha se është angazhuar shumë për zhvillimin ekonomik të komunës, prandaj ditë më parë ka angazhuar një konferencë të investitorëve, në Mitrovicë, në të cilin kanë marrë pjesë shumë biznesmen, pothuaj nga të gjitha kontinentet e botës.

”Konferenca ishte e suksesshme, sepse shumë investitorë të huaj u zotuan se do të bashkëpunojnë me bizneset e Mitrovicës dhe se do të ofrojnë projekte për të investuar në Mitrovicë. Dua të theksoj se në konferencë morën pjesë edhe biznesmenë serbë nga veriu i Mitrovicës, gjë që është mirë për qytetarët e të dyja pjesët e qytetit dhe qytetarët e të gjitha përkatësive etnike”, tha ai.

Kryetari Bahtiri e njoftoj ambasadorin Cliff edhe për takimet që i ka pas me kryetarin e posa zgjedhur të Komunës së re në veri të Mitrovicës dhe për përpjekjet që po bënë për kthimin e familjeve të zhvendosura gjatë luftës në pronat e tyre, si në pjesën veriore, ashtu edhe në pjesën jugore.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff, pasi përgëzoj kryetarin Bahtiri për zgjedhjen e tij në krye të komunës dhe tha se Britania e Madhe dhe ai personalisht mbështesin fuqishëm sovranitetin territorial të Kosovës dhe janë të interesuar për ndryshimin e gjendjes për të mirë në qytetin e Mitrovicës.

Ai tha se Bashkësia Evropiane, shtetet më të fuqishme në- kuadër të saj dhe SHBA janë të  interesuar të investojnë në Kosovë e  veçanërisht në Mitrovicë.

Po ashtu BE është e interesuar që të punoj me  kryetarët tashmë të dy komunave të Mitrovicës për kthimin e personave të zhvendosur në pronat e tyre, në veri dhe në jug.

“Ne tashmë kemi një projekt për kthimin e këtyre personave dhe këtë duam ta realizojmë bashkërisht. Fillimisht duhet të bëjmë vlerësimet adekuate për gjendjen dhe mundësitë për kthimin e tyre. Në realizimin e këtij projekti do të kyçet edhe DRC-ja. Jam i bindur se në këtë drejtim do të kemi sukses”,  tha ai .

Kryetari Bahtiri dhe ambasadori Cliff biseduan edhe për çështjen e barrikadës në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër. Kryetari Bahtiri tha se barrikada duhet të hiqet patjetër, sepse ajo është e vendosur nga ekstremistët serbë për çështje politike, por edhe për të ndihmuar zhvillimin e kontrabandës në veri të Mitrovicës, të cilën unë e kam luftua fuqishëm.

”Barrikadën nuk e duan as qytetarët serbë as shqiptarë, prandaj ajo duhet të hiqet sa më parë dhe për këtë kërkoj ndihmën tuaj”, tha kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, ambasadori Cliff, duke u pajtuar se barrikada është politike, tha se për fat të keq, ajo po bëhet një atraksion turistik, sepse shumë vizitorë nga Britani e Madhe dhe nga vendet e tjera  dëshirojnë ta shohin atë dhe të fotografohen pranë saj.

“Por, më  duket se për njerëzit në veri barrikada është pak edhe çështje psikologjike. Sidoqoftë, unë pajtohem se barrikada duhet të hiqet  dhe ne duhet të angazhohemi për realizimin e projektit për kthimin e njerëzve në pronat e tyre, kudo qofshin ato”, tha ambasadori Cliff.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)