Britania i jep mbështetje Kuvendit
Prishtinë, 9 tetor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O\'Connell, ka thënë se shteti britanik mbështetë vlerat demokratike në Republikën e Kosovë.
Ai pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në profilin e tij në Facebook, ka shkuar se i ka dhënë mbështetje të plotë Kuvendit të Kosovës, si institucion përfaqësues. Së bashku me kolegët diplomatë, vizituam sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës për ta treguar mbështetjen time për Kuvendin si një institucion përfaqësues i demokracisë kosovare. Është në duar të popullit të Kosovës të vendosë për liderët e tyre, Qeverinë dhe partitë politike. Por si pjesë e demokracisë evropiane, Britania e Madhe mbështetë vlerat demokratike të Kosovës, ka thënë OConnell.