Britania e Madhe partnere e fuqishme evropiane e Kosovës
Prishtinë, 12 korrik Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari OConnell.
Ministri Hoxhaj dhe ambasadori OConnell kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejmë të të dyja shteteve si dhe për koordinimin e veprimeve për sa i përket shtimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se Britania e Madhe, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës së pavarur dhe fuqizimit të sovranitetit tonë dhe si një partner i fuqishëm evropian por edhe global, ajo do të ndihmoj në rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës si dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Në koordinim me partnerët ndërkombëtar në këtë drejtim është angazhuar vet ministri Hoxhaj.
Unë do të bëj përpjekje maksimale që të rris numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës por kjo përpjekje e imja ka një logjikë mbrapa. Unë mendoj që Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 120-130, nuk dua të them që do ti marrim këtë vit. Kjo me një arsye shumë të thjeshtë për tu anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe na duhet një mbështetje e madhe e shteteve që e kanë njohur Kosovën, është shprehur ministri Hoxhaj.
Ndërsa ka shtuar se rritja e numrit të njohjeve ka të bëj me dimensionin e dytë sesi ne e shohim zgjerimin e sovranitetit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Dhe për këtë ka theksuar se nuk do të lë gur pa lëvizur që ta rrisim sovranitetin e Kosovës por edhe ta ushtrojmë atë. Kështu që anëtarësimi në organizata pastaj na mundëson ushtrimin e sovranitetit duke kërkuar herë pas herë votë edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
Nga ana tjetër ambasadori OConnell, ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit në shtetin e tij, interesi i Britanisë së Madhe, ka qenë që të mbështesim shtetet tjera në Evropë sepse ato janë në një hapësirë evropiane.