Britania e Franca rikonfirmojn mbështetja për Kosovën
Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në një takim të përbashkët ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, zëvendësshefin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Matthias Kiesler, si dhe zëvendësshefen e Ambasadës Britanike në Kosovë, Louise Taylor.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i njoftoi diplomatët e tre vendeve mike për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.
Gjatë takimit, u rikonfirmua mbështetja e këtyre vendeve për Kosovën, në proceset integruese.
Ministri Hoxhaj veçoi rëndësinë që ka MSA-ja për Kosovën, e cila paraqet kornizën e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe agjendën modernizuese e zhvillimore për shoqërinë kosovare.