03 Maj 2024

Britania do të vazhdoj të mbështes Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 1 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, Shefin e Policisë në rajonin Avon dhe Somerset të Anglisë, Colin Port dhe Menaxherin në Asociacionin e Shefave të Policisë në Mbretërinë e Bashkuar, Jim Atherton.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, pavarësinë e gjyqësorit, kualitetin e zbatuesve të ligjit, autonominë e llogaridhënien e gjyqësorit, si dhe relacionet e Ministrisë së Drejtësisë me Këshillin Gjyqësore.

Ministri Kuçi prezantoi kapacitetet dhe angazhimet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa falënderoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar qoftë përmes EULEX-it apo marrëveshjeve bilaterale dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes për të ngritur kapacitetet në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar, shpëlarjes së parave, krimit ndërkufitarë, trafikimit me qenie njerëzore etj. 

Nga ana e tyre Ambasadori Cliff dhe Shefi i Policisë në rajonin Avon dhe Somerset të Anglisë, Colin Port, pasi vlerësuan punën që po bënë Ministria e Drejtësisë, shprehen mirëkuptim dhe gatishmëri që të ndihmojë këtë ministri edhe përmes projekteve tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)