22 Janar 2025

Britania do të ndihmojë në modelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Diasporës,  Valon Murati priti në një takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, IanCliff, ku e njoftoi lidhur me prioritetet për vitin 2015 si dhe objektivat afatgjate të Ministrisë së Diasporës.

Ambasadori Cliff u njoftua edhe me projektet e veçanta tëMeD që kanë të bëjnë me mërgatën në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilat u morr mbështetje e madhe.

Ministri Murati në takimin me ambasadorinCliff, i dha theks të veçantë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe tërheqjes e investimeve nga diaspora, dy projekte me prioritet në objektivat e Ministrisë për këtë vit, të cilat kërkojnë bashkëpunim të thellë institucional mes dy shteteve.

“Ne jemi të interesuar të përfitojmë nga përvoja e Mbretërisë së Bashkuar në themelimin e Qendrave Kulturore (BritishCouncil), në mënyrë që atë model ta përshtatim edhe për Qendrat Kulturore të Republikës së Kosovës”, theksoi mes tjerash ministri Murati.

Ambasadori britanik, z. IanCliff, falënderoi Ministrin Murati për pritjen përderisa shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e projekteve për diasporën, posaçërisht atë në vendin të cilin e përfaqëson.

“Mbretëria e Bashkuar është e karakterizuar me shumë përfaqësi kulturore, ngjarje të ndryshme të vendeve nga gjithë bota. Në këtë kuptim ne jemi shumë fleksibil. Andaj edhe përkrahja jonë në këshillimin lidhur me Qendrat Kulturore të Kosovës, nuk do të mungojë”, tha Cliff, duke shtuar se diaspora shqiptare në Mbretëri të Bashkuar është mirë e integruar posaçërisht në fushat profesionale si mjekë, arkitektë dhe profesione të tjera. 

Në fund u ra dakord që të mbahen edhe takime të tjera të rregullta ashtu që të identifikohen të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit në të mirë të Kosovës dhe diasporës në Mbretërinë e Bashkuar.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)