Brieger i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Krasniqi
Krasniqi vlerësoi gjatë takimit me ambasadorin Brieger marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe përsëriti gatishmërinë e vendit tonë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij në të gjitha fushat me interes për të të dy vendet.
Duke i uruar ambasadorit të Brieger mirëseardhje në vendin tonë, ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e institucioneve të vendit për bashkëpunim me të.
Nga ana e tij, ambasadori Brieger theksoi se Austria ka përcjellë në të kaluarën dhe vazhdon të përcjellë edhe tash me vëmendje të gjitha zhvillimet në Republikën e Kosovës.
Pasi theksoi se midis dy vendeve tona ka një bashkëpunim shumë të mirë, Brieger tha se Austria është e interesuar për thellimin edhe më tej të këtij bashkëpunimi, duke ofruar përvojat e zhvillimit të saj në të gjitha fushat.