Brieger: Austria pret rezultate në takimin e Vjenës
Prishtinë, 25 gusht - Ambasadori austriak në Prishtinë Johan Brieger, ka deklaruar se Austria mbështet procesin e integrimit të Kosovës në BE.
Ambasadori austriak në Prishtinë Brieger për Radio Kosovën, ka theksuar se e njëjta mbështetje Kosovës, tha ai, do ti jepet edhe në samitin e vendeve të Ballkanit perëndimor që mbahet të enjten në Vjenë.
Briegel u shpreh optimist për nënshkrimin e marrëveshja për MSA-në, ndërsa theksoi se Austria pret rezultate nga takimi i sotëm në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Vuçiq.