30 Prill 2024

Bregu i Fildishtë foramilizon njohjen e Kosovës

Prishtinë, 30 tetor - Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84 për shtetin e pavarur të Kosovës.

Vendimi për Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, me 20 shtator në New York, gjatë një takimi me Presidentin e Bregut të Fildishtë, shkëlqesinë e tij, Alassane Ouattara.

Zv.Kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve institucionale për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin pavarur të Kosovës, ka vizituar 3 herë Bregun e Fildishtë, ku pati takuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, Presidentin e këtij vendi, z. Alassane Ouattara.

Pacolli, atëherë në cilësinë e Presidentit të vendit, ishte ndër burrështetasit e parë që kishte uruar dhe inkurajuar zgjedhjen e z. Alassane Ouattara si President të Bregut të Fildishtë.

Koha e procedimit të Notës Verbale nga Bregu i Fildishtë, kishte nxitur reagimin e skeptikëve në Kosovë edhe pse kjo formë e njohjes nuk është praktikë diplomatike e Bregut të Fildishtë.

Institucionet dhe Populli i Bregut të Fildishtë e kanë konsideruar njohjen e Kosovës si vendim zyrtarë, prej momentit kur Presidenti i tyre kishte deklaruar një vendim të tillë.

Nota Verbale e njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika e Bregut të Fildishtë erdhi pas kontakteve të fundit që Pacolli kishte me përfaqësuesit e këtij vendi, duke krijuar kështu të gjitha mundësitë për vendosjen sa më të shpejtë të marrëdhënieve të mira ekonomike e diplomatike me Republikën e Bregut të Fildishtë.

Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Tërësia territoriale e tij është 322,460  km² dhe ka një popullsi prej rreth 20 milion banorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)