Breen: Kosova ka një Ministri të Diasporës më të vjetër
Prishtinë, 15 tetor- Në ditët e fundit të vizitës së tij në Irlandë, ministri i Diasporës, Valon Murati, në takime të veçanta, nëParlamentin irlandez,u takua me anëtarët, përkatësisht me kryetarin e komisioneve për punë të jashtme dhe tregti, Pat Breen, dhe me atë tëçështjeve evropiane, z. DominicHannigan.
Në këto takime, bashkëbiseduesit e ministrit Murati shprehën interesim për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, njëkohësisht duke i krahasuar ato me përvojat e vetë shtetit irlandez me diasporën.
Takimi me kryetarin e komisionit për punë të jashtme dhe tregti, z. Pat Breen, u përmbyll me dakordimin e dy palëve që të vazhdojë komunikimi në nivel pune, që të diskutohen modalitetet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, pasi,- siç tha z. Breen, -Kosova ka një Ministri të Diasporës më të vjetër seç kemi ne, duke shtuar se është një fakt shumë i rëndësishëm që irlandezët që jetojnë jashtë vendit janë fuqimisht të angazhuar në vendin e tyre të origjinës dhe nuk e harrojnë kulturën e traditën e paraardhësve të tyre.
Nga ana tjetër, ministri Murati, përpos qëi informoi dy komisionet për projektet dhe punën e Ministrisë së Diasporës, por edhe për sfidat, me të cilat ballafaqohet Ministria, kërkoi që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve në nivel të punës, duke shkëmbyer ekspertë, por edhe duke organizuar forume të përbashkëta të biznesit.
Edhe pse Kosova ka një Ministri të Diasporës më të vjetër se Irlanda, angazhimi i këtij shteti me diasporën e vet, që vetëm në ShBA ka rreth 40 milionë, është shumë i gjatë dhe i mirë, andaj ne do të provojmë që, në bashkëpunim me zyrtarët e lartë që takova, të marrim copa të këtij modeli të suksesshëm irlandez dhe ta aplikojmë atë edhe vizavi diasporës sonë, tha ministri Murati.
Ministri Murati shfrytëzoi rastin që, në kuadër të takimeve me këto komisione, tinjoftojëato për përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, si dhe për procesin e nënshkrimit të MSA-së, ndërsa kërkoi ndihmën e tyre për anëtarësimin e Kosovës në Këshilline Evropës, në veçanti, dhenë Interpol.