Brahimaj: Formimi i ushtrisë nuk është prioritet i Qeverisë
Prishtinë, 7 janar - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj ka thënë se koalicioni aktual qeverisës nuk e ka prioritet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
Nuk është preokupim i Isa Mustafës transformimi i FSK-së në ushtri. Po del që nuk është as i Hashim Thaçit, rrjedhimisht as i kësaj shumice parlamentare, ka thënë Brahimaj në një intervistë për Epoka e Re.
Duke folur për Ligjin për Veteranët, ai ka thënë se ky ligj duhet të kthehet përmes Gjykatës Kushtetuese apo të mos nënshkruhet nga presidenti.
Kurse sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Brahimaj ka thënë se AAK-ja nuk ka lëvizur nga qëndrimet e saj.
Deputeti Brahimaj ka folur edhe për ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë. Ai i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mosveprim të duhur për këtë çështje.