Braathu: Mos i dëshpëroni miqtë e Kosovës
Prishtinë, 20 qershor - Nëse Kosova ndërpret bisedimet me Serbinë, atëherë miqtë ndërkombëtarë të saj në mesin e të cilëve si mbështetës i madh është edhe Norvegjia, do të dëshpëroheshin tej mase.
Kështu ka thënë ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Jan Braathu, gjatë një interviste për gazetën Zëri.
Ai madje e thotë qartë se Bashkësia Ndërkombëtare e kërkon vazhdimin e dialogut kushdo që e formon Qeverinë e re, duke shpresuar se përbërja e re në pushtet do të jetë konstruktive në këtë drejtim.