Bosch: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës
Prishtinë, 6 prill - Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur se si politikanët vendorë deri më tani më shume e kanë shikuar interesin personal sesa, siç thotë ai, interesin e Kosovës.
Sipas Bosch, mentaliteti i përgjithshëm këtu është se të gjithë dëshirojnë shumë shpejt të pasurohen dhe nuk mendojnë një qëllim të tillë ta arrijnë në aspekt afatgjatë.
Këto komente Bosch i ka bërë gjatë një interviste për gazetën Zëri, ku ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij, nuk është kundër UÇK-së.
Janë aq shumë akuza dhe kundërakuza për krime lufte dhe cilado qoftë e vërteta, duhet ti vijë fundi. Nëse kjo nuk vërtetohet, atëherë akuzat e tilla do tiu përcjellin përgjithmonë. Jepini fund kësaj, pasi që nuk mund të lejoni që të jeni të lidhur pas diçkaje që nuk ka përgjigje, është shprehur Bosch.
Diplomati holandez në Kosovë, ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Mustafa, për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, trajtimin e serbëve në vend, manipulimin e të rinjve që tiu bashkohen ISIS-it, etj. /Zëri/