Bosch: Mos u përzini në drejtësi
Prishtinë, 29 maj - Ambasadori i Holandës në Prishtinë, Robert Bosch, ka deklaruar se pushtetet e ndara të Republikës së Kosovës që mos ta kritikojnë njëra-tjetrën e në veçanti gjyqësorin.
Në një sistem, në të cilin funksionon sundimi i ligjit, tri pushtetet e ndara nuk guxojnë ta kritikojnë njëra-tjetrën. Veçmas gjyqësorin\", ka shkruar Bosch në llogarinë e tij Twitter.
Ndërkaq në një postim të mëhershëm po në këtë llogari, ambasadori Bosch ka shtuar se seanca e votimit të amendamenteve kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale është shtyrë për shkak të amendamenteve që kanë ardhur në minutën e fundit. Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë votimin për Dhomat e Posaçme siç pohohet për shkak të pranimit të amendamenteve në minutëne fundit\", ka shkruar ambasadori holandez në Twitter.