03 Maj 2024

Borchardt premton angazhim për funksionalizimin e shtetit juridik

Prishtinë, 7 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot priti në takim Shefin e ri të EULEX-it, diplomatin gjerman Bernd Borchardt, të cilit njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Shefi i Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Për pos karakteri njoftues, ky takim pati për qëllim të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ekziston në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Drejtësisë dhe misionit të EULEX-it.

U bisedua për sistemin e drejtësisë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ç’rast, Ministri Kuçi ka kërkuar vazhdim të bashkëpunimit dhe koordinim të aktiviteteve në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it, në arritjen e sa më shumë rezultateve në fushat e lartcekura.

Edhe Shefi i ri i EULEX-it Borchardt, premtoi angazhim dhe vazhdim të bashkëpunimit, në mënyrë që në Kosovë të ka një sistem të drejtësisë sa me funksional, ku do të sundoj rendi e ligji dhe ku do të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në takim, u bisedua edhe për koordinimin lidhur me takimin e ardhshëm për liberalizim të vizave dhe dialogun e strukturuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)