Bogdanoviq sheh rrezik nga forcat speciale të Kosovës
Beograd, 24 korrik - Ministri i deritashëm i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se në njëvjetorin e aksionit të institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, situata ka ndryshuar shumë pak.
Ai ka deklaruar se megjithqë tash nuk ka barrikada, në të cilat kujdestaronin banorët lokalë serbë, edhe mëtutje ka rrezik që forcat speciale të Kosovës të nisen për në veri, raporton Beta.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto, edhe mëtutje ka tensione, mosbesim. Serbët presin që Prishtina, pavarësisht se në mënyrë deklarative angazhohet se nuk do të bëjë asgjë me dhunë, prapë do të ndërmarrë aktivtete të ngjashme, ka theksuar Goran Bogdanoviq.