Bogdanoviç: Ska bisedime sekrete me Prishtinën
Beograd, 23 gusht - Nuk po zhvillojmë bisedime sekrete me Prishtinën. Nëse do të kishte bisedime të tilla nuk do të ishte nevoja të kërkonim negociata apo të paraqesnim rezolutën në Kombet e Bashkuara, tha Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Duke folur për mediat serbe, Bogdanoviç përsëriti kërkesën për bisedime me Prishtinën, ku do të diskutohej dhe statusi i Kosovës.
Kjo është një mundësi që të zgjidhim çështjet e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkanin Perëndimor, tha Bogdanoviç.