Bobev rikonfirmoi gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën
Prishtinë, 20 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë Bobi Bobev.
Ambasadori Bobev shprehu admirimin e tij për relacionet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, si dy vende fqinje, me potencial të madh në rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe shoqërore.
Ambasadori Bobev falënderoi ministrin Hoxhaj për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë, dhe rikonfirmoi gatishmërinë për ta ndihmuar Kosovën edhe gjatë proceseve tjera në vijim.
Ministri Enver Hoxhaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit, duke qenë vend mik dhe partner rajonal.
Dy bashkëbiseduesit ndan pikëpamjet e tyre për zhvillimet politike në rajon si dhe vlerësuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.