Bloyemer: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Prishtinë, 27 mars - Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer shpreson se raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të jetë i suksesshëm, sepse nëse dialogu dështon nuk ka ndonjë plan rezervë.
Mendoj se ka disa indikacione pozitive. Të dyja palët kanë thënë se kanë arritur përparim dhe se po bisedohet në atmosferë të mirë. Edhe baronesha, Catherine Ashton gjithashtu ka thënë se është optimiste, kështu që të gjithë shpresojmë në sukses ,-ka thënë ambasadori Bloyemer për agjencinë shtetërore serbe Tanjug.
I pyetur se çfarë do të ndodhë në qoftë se raundi i ardhshëm i bisedimeve në Bruksel, më 2 prill nuk do të jetë i suksesshëm, ambasadori gjerman ka thënë se nuk ka ndonjë Plan B, kështu që dialogu duhet të rezultojë me sukses.