21 Janar 2025

Blomeyer përfundon misionin e ambasadorit në Kosovë

Prishtinë, 7 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, i cili së shpejti e përfundon mandatin në Kosovë.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Blomeyer për kontributin dhe përkrahjen që ai dhe shteti gjerman kanë dhënë për Kosovën në këtë fazë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Hoxhaj veçoi mbështetjen e Qeverisë gjermane në të gjitha iniciativat e shtetit të Kosovës sa i përket të ardhmes euroatlantike, duke u konfirmuar si një prej partnerëve kryesor strategjik të Kosovës.

Ambasadori i deritashëm i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, falënderoi ministrin Hoxhaj për bashkëpunimin e ofruar gjatë kësaj periudhe, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme për Kosovën.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)