20 Janar 2025

Blomeyer: Gjermania dhe partnerët e saj s’do t’i tolerojnë manipulimet

Prishtinë, 6 qershor - Gjermania dhe partnerët e saj nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj manipulimeve në zgjedhje dhe secili që tenton të manipulojë në zgjedhje duhet të llogarisë në atë se do të zihet, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.
 
“Tani duhet pritur që këto zgjedhje të mbahen. Pastaj duhet dëgjuar edhe vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet. Mandej në bazë të kësaj do të orientohet edhe qëndrimi gjerman. Ndonëse një gjë mund ta them që tani: asnjë tolerancë ndaj manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ketë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Duke folur për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët, ambasadori gjerman është shprehur se me luftë kundër simboleve nuk ndryshohet bota dhe se deputetët të cilët do të zgjidhen nëpërmjet këtyre fletëvotimeve do të betohen sipas ligjit kosovar para një flamuri kosovar, përcjell Koha.net.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)