22 Janar 2025

Blloku të heq dorë nga kryeparlamentari

Prishtinë, 5 shtator - Insistimi me çdo kush i bllokut VLAN që të kenë edhe postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë po vlerësohet si pengesë kryesore në zgjidhjen e krizës politike.

Sipas tyre blloku paszgjedhor duhet të heqë dorë nga ky post, që më pastaj vendi të bëhet me institucione shtetërore.

Për analistin Imer Mushkolaj, synimi i Isa Mustafës për të marrë postin e kreut të Kuvendit, mbetet në dëshirën e tij, por se sipas tij marrëveshja e arritur në mes të partive që përfaqësojnë këtë bllok, duhet të rishikohet.

“Besoj që kjo mbetet në synimin dhe dëshirën dhe vullnetin e zotëri Mustafës, por konsideroj se sidomos pas marrëveshjes së parimeve dhe paralajmërimeve të Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e qeverisjes, marrëveshja e LAN duhet të ridizajnohet”, ka thënë Mushkolaj. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)