Blloku sdo zgjedhje as ridefinim të marrëveshjes
Prishtinë, 15 tetor - Koalicioni paszgjedhor i partive, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk po arrin të dalë jashtë kornizave të marrëveshjes së brendshme rreth ndarjes së posteve kryesore.
Ky bllok është takuar edhe dje, por nuk ka gjetur hapësirë të përshtatshme negocimi të brendshëm për ridefinimin e marrëveshjes fillestare.
Me marrëveshjen fillestare, AAK-ja merr postin e kryeministrit, kurse LDK-ja atë të kryetarit të Kuvendit, duke pretenduar që pas mbarimit të mandatit të presidentes Jahjaga, të marrë nën drejtim edhe postin e presidentit të shtetit.
Mirëpo, në krejt këtë marrëveshje, ka edhe një pazar që nuk mund të zbatohet.
Posti i kryetarit të Kuvendit, mbetet në pazarin e këtij blloku dhe i cili i është ndarë LDK-së dhe liderit të saj, Isa Mustafa.
/Tribuna/