21 Janar 2025

Blloku opozitar refuzon Thaçin

Prishtinë, 30 qershor-  Partitë politike, të cilat kanë arritur koalicion, LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën, duke u përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!, janë pajtuar që asnjëra prej tyre të mos t’i përgjigjen ftesës eventuale të partisë fituese, PDK-së, për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

“Ne LDK-ja, AAK-ja, NISMA për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje!, as si koalicion dhe as si subjekte politike ndarazi nuk do t’i përgjigjemi ftesës së PDK-së e as pretendentit për mandatar të kësaj partie në çfarëdo konsultimi për krijimin e qeverisë së re”, është thënë në deklaratën e përbashkët të këtyre partive politike, pas takimit që kanë pasur në selinë e AAK-së, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)