Blloku opozitar mban takimin e fundit
Prishtinë, 14 korrik - Sot pritet të mbahet takimi i liderëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe të Vetëvendosjes, ka bërë me dije Erzen Vraniqi nga Vetëvendosje.
Ndonëse është paraparë që ky takim të mbahej dje, ajo është shtyrë me kërkesë të grupit LDK-AAK-Nisma, për arsye private, familjare të tyre.
Kur flet për draft-marrëveshje ai thotë se janë dy të tilla që po qarkullojnë në media.
Drafti i parë është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq drafti i dytë është njëri nga disa draftet e Grupit të Punës. Në këto dokumente ka pika për të cilat është arritur pajtim, sikurse që ka pika për të cilat nuk pajtohemi, ka thënë Vraniqi.