22 Janar 2025

Blloku nuk është si dikur

Prishtinë, 9 shtator - Mbajnë takime bashkë, dalin në kafe bashkë, qëndrimet publike i kanë në një vijë. As në Gjykatë Kushtetuese nuk patën pranuar të shkojnë të ndarë. Por kjo pamje e Bllokut nuk është krejt reale.

Tash, përfaqësuesit e partive në Bllok, kanë filluar të zhvillojnë takime të ndara me presidenten. Por vëmendja është më tepër e përqendruar kah lëvizjet e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ky takim ka qenë më ndryshe nga takimet që shefja e shtetit i ka zhvilluar me liderët e tjerë partiakë.

Takimi Jahjaga-Mustafa, sipas të njëjtave burime, thuhet se ka qenë “sy më sy”, pa prani të zyrtarëve të tjerë. Kjo gjë është e verifikueshme edhe në kolazhin e fotografive të postuara nga Presidenca.

Derisa në takimin me Hashim Thaçin vërehet prania e Kadri Veselit, në takimin me Ramush Haradinajn vërehet prania e Blerim Shalës, në takimin me Albin Kurtin vërehet prania e Visar Ymerit dhe në takimin me Fatmir Limaj vërehet prania e Bilall Sherifit, në takimin me Mustafën s’vërehet prani tjetër.

Se, takimi me Mustafën ka qenë pak më ndryshe, e ka mohuar këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)