Blloku LDK, AAK dhe Nisma pa mbështetje
Prishtinë, 16 korrik - Blloku LDK, AAK dhe Nisma duket se po e humb partnerin e supozuar më 10 qershor, ditën kur liderët e këtyre tri subjekteve e kishin nënshkruar një draft inicial të marrëveshjes për koalicion.
Me 47 ulëse në Kuvend, ky bllok kishte supozuar se do ta ketë edhe mbështetjen e 16 deputetëve të Vetëvendosjes.
Ndonëse me vizione e pikëpamje të ndryshme, pas humbjes në zgjedhje këto subjekte u lidhën për një interes të përbashkët politik, e që ishte bllokimi i PDK-së për të marrë sërish pushtetin.
Por, pas disa përparimeve në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës pa partinë fituese, nga e hëna, gjërat nuk rrodhën më sipas parashikimeve fillestare.
Madje, u tha se procesi ishte kthyer në pikën zero.
/Tribuna/