Blloku, i bllokuar në vetvete
Prishtinë, 30 tetor - Kërkesa e kreut të AAK-së që presidentja të ndikojë tek kryesuesja Flora Brovina, në thirrjen e seancës, sipas analistëve, nuk është zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.
Blloku paszgjedhor i ka vetëm dy opsione. I pari, sipas tyre, është rishikimi i marrëveshjes për ndarjen e posteve ose komunikimi me PDK-në. Në të kundërtën, sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.
Ndërkohë, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes nuk ka treguar nëse e para e vendit do të ndikojë në thirrjen e seancës, sepse sipas tij, presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve.
/Tribuna/