23 Dhjetor 2024

Bllokimi i hapjes së negociatave për liberalizim të vizave i padrejtë

Prishtinë, 4 në​ntor - “Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionale për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli, është veprim i padrejtë dhe dritëshkurtër”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të intensifikuar zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për integrim.

Po ashtu, tha se Qeveria ka filluar reforma rrënjësore që do të forcojnë shtetin e së drejtës, do ta rrisin barazinë dhe do të ngrisin mirëqenien sociale.

Është e rëndësishme që kriteret për progres dhe avancim të Kosovës në procesin e integrimit duhet të jenë të drejta dhe të bazuara në merita, e aty ku ka kushte ndërshtetërore të jenë kushte të barabarta për të gjitha palët, pa e diskriminuar e mbikushtëzuar Kosovën, tha kryeministri Kurti.  

Para eurodeputetëve, kryeministri tha që përmbushja e reformave nga Kosova duhet të rezultojë me përmbushje të obligimeve nga Bashkimi Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)