Blerim Shala mund të largohet nga AAK
Prishtinë, 4 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar tërheqjen nga procesi i dialogut me Serbinë, ku deri më tash përfaqësohej nga nënkryetari i saj, Blerim Shala, në cilësinë e koordinatorit.
Por, burime të besueshme të gazetës Zëri bëjnë të ditur se kundër një paralajmërimi të tillë është edhe vetë Shala, i cili në shenjë proteste mund të braktisë partinë e Ramush Haradinajt.
/Zëri/