Blerand Stavileci, kandidat i PDK për kryetar të Prishtinës
Prishtinë, 21 mars - Partia Demokratike e Kosovës ka filluar të trajnojë stafin e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Synimi i kryeministrit Hashim Thaçi është që në zgjedhjet e ardhshme ta fi tojë me çdo kusht Komunën e Prishtinës, të cilën e ka humbur që nga paslufta.
Kësaj here partia e Thaçit po e trajnon ministrin aktual të Bujqësisë, Blerand Stavilecin, që në zgjedhjet lokale ta sfidojë kundërkandiatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime të afërta me PDK-në i kanë thënë Zërit se kryesia e PDK-së është duke punuar vazhdimisht që ta promovojë Stavilecin, si kandidat për Prishtinën.
Kështu, me ministrin aktual të Bujqësisë, partia e Hashim Thaçit, sipas këtij burimi, pretendon që ta rrëzojë cilindo kandidat të LDK-së.
PDK-ja po pretendon që kandidati i ardhshëm për kryetar të Prishtinës të jetë ministri Blerand Stavileci. Ai është lindur në Prishtinë, nuk është shumë i përfolur për afera korruptive edhe gjithashtu ekziston një simpati për të, ka thënë burimi i gazetës.