Bledi Kurtishi, kandidat i VV për Kryetar të Sharrit
Prishtinë, 3 shtator - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr mbajti konferencë për media ku prezantoi kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, Bledi Kurtishi.
Bledi Kurtishi ka lindur me 20 shkurt 1985 në Brrut të Sharrit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Sharr, kurse fakultetin në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega e Farmacisë.. Kurtishi që nga viti 2009 e ka licencën e punës si farmacist, tha kryetari i Lëvizjes Albin Kurti teksa po fliste për kandidatin, duke thënë se mbështetja për Lëvizjen që është në Sharr, do ta gjejë veten te Kurtishi.
Ne besojmë se Bledi Kurtishi është zgjedhja jonë e duhur, zgjedhja jonë e përbashkët.
Duke folur për tokën e Komunës e Sharrit, Kurti tha se është shumë e përshtatshme për kultivimin e disa perimeve, në veçanti patates.
Zhvillimi i bujqësisë duhej të ishte prioritet i secilit pushtet lokal në këtë komunë, nuk është vërejtur ndonjë strategji zhvillimore deri më tani. Toka kolektive, sikurse ajo e Mejdanit, ku më parë është kultivuar gruri apo patatja, ka një hapësirë e madhe prej 300 hektarësh që tash e sa vjet nuk shfrytëzohet, tha Kurti.
Ai shtoi se koncept themelor i Lëvizjes Vetëvendosje! për bujqësinë është krijimi i një tregu tërësisht të integruar midis Kosovës dhe Shqipërisë, që nënkupton koordinimin e politikave qeverisëse dhe kuadrit ligjor që rregullon këtë sektor në të dyja vendet.
Në planin e brendshëm, me qëllim të futjes së ekspertizës profesionale, do të bëhet lidhja e prodhuesve bujqësor me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, si dhe Institutet tjera bujqësore, hulumtuese dhe shkencore.\"
\"Kjo do të prodhonte për shtetin e Kosovës ngritje ekonomike përmes rritjes së prodhimit vendor dhe akumulimit të kapitalit në vend, mirëqenie të qytetarëve duke ulur shkallën e papunësisë dhe të varfërisë, si dhe stabilitet politik që bazohet në ekonomi të qëndrueshme, theksoi ai.
Pas tij, fjalën e mori kandidati Bledi Kurtishi. Ai tha se mungesa e politikave zhvillimore, keqpërdorimi i parasë publike, politizimi i sektorit publik, papunësia dhe varfëria e madhe, nepotizmi, e të tjera bëjnë që qytetarët e Sharrit të jenë shumë të pakënaqur me udhëheqësinë e deritashme.
Kjo pakënaqësi duhet të kthehet në organizim të fuqishëm shoqëror e politik, në mënyrë që ti bëjmë ndryshimet e nevojshme në këtë komunë. Në qytetin tonë ka mundësi për të punuar, ka mundësi për tu zhvilluar. Ne kemi planin, ekipin, vullnetin, përkushtimin e dëshirën për ta bërë këtë, tha Reshiti, duke shtuar se politikat e deritashme të udhëheqjes komunale nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, pavarësisht premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Shëndetësia, bashkë me arsimin dhe mirëqenien sociale, është njëra nga tre faktorët që përcakton cilësinë e jetës së qytetarit. Ne, angazhohemi për jetë shumë më të mirë të qytetarëve të Sharrit. Prandaj, ne do të bëjmë ç\'është e mundur, për ta realizuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore, u shpreh Kurtishi. Ai në vijim foli për Alternativën Qeverisëse të Vetëvendosje!-s, e cila do përkthehet në alternativë për komunën e Sharrit, duke pasur parasysh specifikat e kësaj komunë.