Biznesmeni Megzon Hoti i bashkohet Listës së Pavarur të Bekim Jasharit
Skenderaj, 16 shtator - Biznesmeni i sukseshëm nga fshati Polac, Megzon Hoti i është bashkuar Listës së Pavarur të kryetarit të Komunës Bekim Jashari i cili garon edhe për një mandat të ri 4 vjeçar.
Lista e Pavarur Bekim Jashari në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, garon për kryetar të komunës së Skenderajt dhe për Kuvend Komunal me 34 kandidatë për asambleistë.
Biznesmeni Hoti njihet si një nga biznesmenet me të sukseshëm në rajonin e Skenderajt dhe më gjerë.
Hoti njëherit është i shquar edhe si biznesmen bamirës i cili ka ndërtuar disa shtëpi për njerëz me nevojë në rajonin e Drenicës.