Bislim Imeri, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës në Mitrovicë
Mitrovicë, 16 janar - Bislim Imeri nga radhët e AKR-së u zgjodh të enjten kryesues i Kuvendit të Komunës në Mitrovicë.
Nga gjithsej 20 këshilltarë sa ishin të pranishëm në seancë, Imeri mori 15 vota pro, ndërsa 5 abstenuan.
Në këtë seancë u propozuan edhe anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, mirëpo kjo mbeti të përfundohet në seancën tjetër pasi jo të gjitha subjektet propozuan anëtarët e tyre.
Në fillim të seancës, grupi i këshilltarëve të PDK-së i përbërë prej 14 vetash, e lëshuan seancën pasi nuk u përfill kërkesa e tyre që seanca të shtyhet për një javë.