17 Janar 2025

Bisedohet rreth organizimit të zgjedhjeve në Veri

Prishtinë, 18 korrik - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar rreth procesit të zgjedhjeve të cilat do të mbahen këtë vit, me theks të veçantë për organizimin e tyre në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkoi angazhimin e OSBE-së për zgjedhjet në veri të cilat do të organizohen sipas ligjeve të Kosovës, por edhe për t’u siguruar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në tërë Kosovën.

Ai shprehi nevojën e angazhimit të përbashkët në mënyrë që pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve, por veçanërisht e qytetarëve serbë në zgjedhje, të jetë e kënaqshme dhe që me angazhimin e përbashkët të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi Ambasadorin Schlumberger për angazhimin e OSBE-së në procesin zgjedhorë dhe në integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës do t’i bëjë ftesë OSBE-së për monitorim të zgjedhjeve në tërë territorin e vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)