Bisedimet si normalizuan raportet Kosovë-Serbi
Prishtinë, 23 gusht - Konfrontimi i ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun tij serb Ivica Daçiq, në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka bërë të qartë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është vështirë i arritshëm.
Kështu kanë vlerësuar njohësit e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilët kanë thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve do të marrë kohë, ndërsa e kanë vlerësuar vështirë të realizueshme idenë e nënshkrimit të një traktati të paqes në mes të dyja vendeve.
Avokati dhe ish-politikani Azem Vllasi, ka thënë për Zërin se liderët e Serbisë vazhdimisht po luajnë lojë të dyfishtë ndaj Kosovës, pasi sipas tij, para ndërkombëtarëve ata po shtiren se janë bashkëpunuese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa në politikën e brendshëm e ka qëndrimin e pandryshuar nga politika e Millosheviqit.
/Zëri/