Bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht do ta dëmtojnë Kosovën
Prishtinë, 26 dhjetor - Bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten pasi ato po i udhëheq kryeministri Hashim Thaçi, të cilit nuk bën ti besohet. Kështu tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Në një intervistë për Radio Kosovën ai ka thënë gjithashtu se është kundër shkëmbimit të territoreve, ndërkohë që sipas tij një koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe AAK-së do të ishte i dëmshëm për vendin.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht do ta dëmtojnë shumë rëndë Kosovën.
Në intervistën, ai thotë se jo vetëm se është kundër bisedimeve me Serbinë që nuk sjellin asgjë të mirë, por e ka drojën edhe nga kryeministri Thaçi, që sipas tij nuk bënë ti besohet në këtë rast.
Lideri Vetëvendosjes gjithashtu ka thënë se çfarëdo që të ndodhë me bisedimet, është kundër shkëmbimit të territoreve, ndërsa është pro një bashkimi sa më të shpejtë me Shqipërinë si shpëtimi i vetëm i çështjes shqiptare.
Ndërkaq rreth formimit të një koalicioni të mundshëm mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kurti ka thënë se kjo nuk do të ishte e shëndetshme për qytetarët.
Kurse sa i përket deklaratave të shumta se si lëvizje është kundër SHBA-ve, Kurti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Por pranon se si lëvizje nuk kanë qenë përgjithësisht të kënaqur me qasjen e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë në vitet e fundit