Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshja e parë në korrik
Prishtinë, 25 mars - Energjia, telekomunikacioni dhe lëvizja e lirë priten të jenë temat e takimit të dytë ndërmjet Prishtinës e Beogradit, i cili do të mbahet të hënën, më 28 mars, në Bruksel.
Takimi do të jetë njëditorë, kurse palët sipas njoftimeve jozyrtare, do të duhet që fillimisht të paraqesin edhe pikëpamjet e tyre në lidhje me temat që tashmë janë diskutuar.
Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime ndërkombëtare para korrikut është më se e domosdoshme që Prishtina dhe Beogradi të nënshkruajnë të paktën një marrëveshje.