02 Maj 2024

Bisedimet e KFOR-it me krytarët e komunave serbe pa rezultate

Prishtinë, 23 tetor - Negociatat e së shtunës mes kryetarëve të katër komunave serbe, komandantit të KFOR-it, gjeneralit  Erhard Drews dhe kryetarit të misionit të BE-së, EULEX, Xavier Bout de Marnhac nuk sollën ndonjë rezultat.

Pas konsultimesh, që zgjatën rreth dy orë në Mitrovicë, të dyja palët bënë të ditur se nuk ka pasur asnjë afrim në qëndrime.

Kryetarët e komunave kërkuan që të futej si ndërmjetësues presidenti serb, Boris Tadiç.

Kushti i serbëve është që të largohen doganierët dhe policët e qeverisë së Kosovës nga dy pikat kufitare të Jarinjës dhe Brnjakut.

Qindra serbë penguan KFOR-in të shtunën në largimin e barrikadave serbe në Zupçë, Jagjenjicë dhe Rudare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)