Binak Vishaj u emërua anëtar i ri i KQZ-së si përfaqësues i AAK-së
Prishtinë, 30 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Binak Vishaj, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Republikës së Kosovës, si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Vishaj ka dhënë sot betimin para Presidentes Jahjaga.
Paraprakisht, Presidentja Jahjaga ka marrë vendim që të shkarkohet z.Blerim Burjani nga pozita e tij si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika a, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.