27 Dhjetor 2024

Bildt: Serbia të bashkëpunojë me BE-në për Kosovën

Bruksel, 23 mars - Bashkimi Evropian duhet të sigurojë prezencën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencën e Sarajevës në qershor, ndërsa ky takim duhet të miratojë edhe rezultate konkrete, ka deklaruar në një intervistë për “Deutsche Wellen”, ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt.

I pyetur nëse situatën me Kosovën e sheh si pengesë të mundshme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Bildt tha se nga Beogradi nevojitet një bashkëpunim praktik me BE-në për çështje të caktuara.

“Kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, përgjigjja është se për momentin, të gjithë nuk pajtohemi rreth kësaj. Mirëpo, ne duhet të punojmë së bashku, me gjithë mospajtimet tona”, është shprehur Bildt, i cili në qarqet e Beogradit konsiderohet se “lobist serb”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)