BIK-u reagon ndaj sulmit në Francë
Prishtinë, 15 korrik - Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm në Nicë është akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva të përbashkëta.
Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndjerë e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave. Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më, është thënë në reagimin e BIK-ut.