20 Janar 2025

BIK: Nuk përkrahim asnjë subjekt politik

​Prishtinë, 1 qershor - Bashkësia Islame e Kosovës njofton opinionin se nuk përkrah, nuk mbështet e as nuk favorizon asnjë subjekt politik, koalicion, nismë qytetare apo kandidat për zgjedhjet nacionale.

\"Për ne të gjitha subjektet politike janë të barabarta, ndërsa populli duke u bazuar në ndërgjegjen e tij, është ai që vendos përmes votës së lirë.

Ndërkaq, implikimi i disa të punësuarve tanë në fushatë përmes mediave (Tv lokale) e rrjete sociale, në favor të një subjekti, liste a kandidati që tashmë janë në garë për Kuvendin e Kosovës, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj. Veprimet e tilla konsiderohen shkelje e akteve normative të BI-së dhe si të tilla janë të sanksionueshme.
Edhe njëherë ftojmë subjektet politikë për garë ferr, të qetë e të ndershme, por pa e politizuar fenë dhe objektet fetare për qëllime elektorale\", thuhet një njoftimin e BIK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)