22 Janar 2025

Big Deal: Ndërprehet implementimi i marrëveshjeve Kosovë - Serbi

Prishtinë, 13 nëntor - Vetëm 4 nga 16 marrëveshjet në mes të Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel që nga vitit 2011 janë implementuar plotësisht, sipas një raporti të Big Deal, një iniciativë e mbikqyrjes qytetare të procesit të negociatave Kosovë-Serbi.
 
Raporti “Monotonia e qytetëruar”, është prodhuar nga BIRN Kosova, Qendra për Transparencë, Hulumtime dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia dhe Internews Kosova.

Raporti u bën thirrje të dyja palëve si dhe Bashkimin Europian që t’i japin prioritet procesit, duke qenë se shumë nga marrëveshjet e arritura në mes të dy palëve akoma nuk janë implementuar plotësisht.
 
“Është për të ardhur keq që vetëm 25% e marrëveshjeve të arritura janë implementuar plotësisht, përderisa më shumë se 25 përqind e problemeve janë gjeneruar në katër vitet e fundit, duke përfshirë edhe një barrikadë më të fortë se që ka qenë katër vite më parë, në urën e Mitrovicës”, tha Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive e BIRN-it në Kosovë.

Raporti është rezultat i më shumë se 70 intervistave me negociatorë, politikanë vendas, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm si dhe një hulumtim intensiv prej më shumë se gjashtë muajsh, i realizuar nëpër Kosovë dhe Serbi. Me një vrojtim të thellë të situatës aktuale të implementimit, Big Deal  synon të bëjë procesin e normalizimit të marrëdhënieve më transparent.
 
“Mbikqyrja  qytetare është një prej vlerave kyçe të demokracisë. Prandaj, suksesi i këtij procesi është i kushtëzuar nga mbikëqyrja dhe pjesëmarrja aktive qytetare”, tha Vukosava Crnjanski, Drejtoreshë e CRTA.
 
Raporti i parë i Big Deal analizon dinamikat e implementimit, të cilat janë penguar në mënyrë serioze nga ngërçi politik në Kosovë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese Serbe dhe krizat që e kanë zhvendosur vëmendjen e Bashkimit Europian.

Një vit e gjysmë prej  kur u arrit marrëveshja e shumë përfolur në Bruksel në 19 prill 2013, e cila trajtoi më shumë se si Kosova do t’i inkuadrojë katër komunat e Veriut, progresi në çështjet kyçe ka ngecur. Në mënyrë të veçantë, formimi i komunave me shumicë serbe, dhe strukturat gjyqësore dhe të sigurisë kanë akoma shumë për të bërë.

Big Deal është mbështetur nga Zyra e Jashtme Britanike dhe e Commonwealth dhe Fondi Rockefeller Brothers. Big Deal do të publikojë raporte çdo gjashtë muaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)