18 Janar 2025

Biden porosit të themelohet Asociacioni dhe të ratifikohet Demarkacioni

Prishtinë, 17 gusht - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të qëndrojnë dhe ndihmojnë Kosovën dhe popullin e saj, ka deklaruar në Prishtinë nënpresidenti amerikan, Joe Biden.


Në një konferencë të përbashkët, pas takimit me Presidentin Thaçi, Zv/Presidenti i SHBA-ve ka qenë i qartë për punët që duhet kryer sa më parë: Demarkacioni, Asociacioni dhe lufta kundër kancerit të shoqërisë – korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Biden tha se Kosova duhet t’u përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, ndërkaq potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka siguruar nënpresidentin amerikan se Kosova do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit, radikalizmit dhe në vendosjen e rendit demokratik, duke luftuar dukuritë negative, si krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Njëherësh, Thaçi është zotuar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë, kurse Kuvendi do të ratifikojë shumë shpejt Demarkacionin me Malin e Zi.

“Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodh. Për Kosovën kultivimi i fqinjësisë së mirë është interes strategjik dhe për ne dialogu është rruga e vetme për të ecur përpara”, është shprehur Thaçi.

“Në kontest të fqinjësisë se mirë, më lejoni zoti Biden që t\'iu siguroj se edhe çështja e shënimit të vijës kufitare më Malin e Zi do të përmbyllet shpejtë në përputhje më interesin tonë shtetëror. Marrëveshja e demarkacionit Kosovë – Mal i Zi është marrëveshje e drejtë”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)