Betohet Goran Rakiq si kryetar i Mitrovicës së veriut
Mitrovicë, 13 mars - Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, ka dhënë betimin mbrëmë në orët e vona para këshilltarëve të Asamblesë Komunale të komunës së Mitrovicës së veriut.
Pas betimit është bërë edhe miratimi i statutit, të cilin këshilltarët shqiptarë e kundërshtuan, por me shumicë votash ka arritur të miratohet.
Kandidati i nga Lista Srpska Goran Rakiq, doli fitues në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut në garën e zhvilluar me datën 23 shkurt.
Goran Rakiq garonte kundër kandidatëve Oliver Ivanoviq, Florent Azemi dhe Musa Miftari.