Betohen 39 noterët e parë të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 27 prill - Në një ceremoni solemne të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e në të cilën morenë pjesë Ministra, udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, Ambasadorja e Zvicrës, krerët e Odes së Noterëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, dhanë betimin 39 noterët e parë të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se me krijimin e institucionit të noterisë është bërë edhe një plotësim në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Sipas tij sistemi i noterisë do të ndikojë në shërbime me të mira për qytetaret, në forcimin e renditë dhe ligjit dhe do të jetë një mbështetje për gjyqësorin dhe lehtësim për punën e tyre.
Duke falënderuar shtetin zviceran, Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial të Kosovës, për ndihmën e ofruar në krijimin e sistemit noterial, Ministri Kuçi kërkoi nga noterët që punën e tyre të mos e kenë vetëm detyre, por edhe mision.
Krijimi i sistemit noterial në Kosovës është mbështetur edhe nga shteti zviceran, andaj në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe Ambasadorja e këtij vendi, Krystyna Marty, e cila para të pranishmeve tha se një shërbim noterial funksional është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe shtoi se ky sistem mund të jep një kontribut thelbësor në sistemin gjyqësor të vendit.
Për rolin pozitiv që do ta luaj sistemi i noterisë dhe për ndihmën që do ti ofrojë sistemit gjyqësor, në këtë ceremoni folën edhe krerët e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, Kryetari i KGJK-së, Enver Peci, Kryeprokurori, Ismet Kabashi dhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.
Kjo ceremoni është përshëndetur edhe nga Kryetarja e Odes së Noterëve të Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë