15 Janar 2025

"Betejat e humbura në parlament nuk duhet zhvendosën në rrugë"

Prishtinë, 23 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Repulikës së Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi nga lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj që të jenë më të përgjegjshëm për veprimet që kryejnë dhe që shqetësimet rreth zhvillimeve të caktuara politike lë t'i përcjellin në Parlament përmes debatit dhe jo në rrugë e në mënyrë të dhunshme.

"Jam thellësisht i tronditur nga pamjet e djeshme në kryeqytetin tonë. 13 vite pas çlirimit të Kosovës, dhe 5 vite pas bërjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, asnjëherë nuk kam menduar që sheshi i kryeqytetit tonë do të ishte arenë e pamjeve të tilla rrëqethëse. Protestues të lënduar, deputet të lënduar policë të lënduar", është shprehur kryeministri Thaçi.

Duke folur në një konferencë për media, një ditë pas protestës në Prishtinë, ku Vetëvendosje u përplas me policinë, duke shkaktuar tension dhe të lënduar, Thaçi u shpreh se kjo ngjarje e ka tronditur atë thellë.

"Nuk është hera e parë që debatet e humbura në Parlament synojnë të zhvendosen në rrugë. Përveç interesave elektorale duhet të kemi parasysh përgjegjësinë për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë. Ju ftoj të tregojmë maturi, për sjellje të përgjegjshme dhe dashuri ndaj vendit tonë", u shpreh Thaçi.

Po ashtu Thaçi deklaroi se në rast se një forcë e caktuar politike kërkon të zhvillojë protestë, për këtë ajo duhet të kërkojë leje dhe policia më pas do të jetë në shërbim për sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit.

Interesi nacional sipas tij duhet të na bashkoj dhe jo të konfrontojë asnjë qytetarë tonin.

"Besoj shumë në fuqinë e vendit tim, besoj shumë në fuqinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, besoj fuqishëm në demokraci, besoj fuqishëm në zhvillimin dhe progresin e vendit tonë, besoj fuqishëm në mbështetjen e të gjithë miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, mbi të gjitha besoj në vullnetin tuaj, qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, në energjitë tuaja për të ardhmen e sigurt të shtetit dhe shoqërisë sonë", ka thënë në fund ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)